Ujrat termale të Polvës
Ujrat termale te Polvës ndodhen ne veri te fshatit Symize, ne te majte te rruges automobilistike Ballsh – Tepelenë. Janë disa burime me prurje. Dalja e tyre lidhet me thyerjen e madhe tektonike Sevaster – Sinje. Kane prurje te vogel, rreth 100-150 litra në orë, por nuk thahen gjate verës. Kane squfur, era e te cillit ndjehet sapo u afrohesh burimeve.
Temperatura e ujit eshte 14 – 16 ºC. Nga banoret prane tyre, shume heret jane perdorur per banjo ne gropa te vogla, por pa ditur sakte rolin kryesor te kurimit. Me teper eshte preferuar per infeksione lekure. Ne stinen e veres, jo rralle ujerat jane perdorur edhe per ujitje. Keto burime kane vlera gjeologjike, hidrologjike me rendesi lokale. Vizitohet sipas intinerarit te rruges kombetare Ballsh – Fratar.