Ulvi Vehbiu
Ulvi Vehbiu (Gjirokastër, 31 maj 1931 - 15 qershor 2010) ka qenë mjek neuropsikiatër shqiptar.[1]
Biografia
RedaktoShkollën 8 vjeçare dhe arsimin e mesëm të përgjithshëm i mbaroi në qytetin e lindjes. Në gjimnazin “Asim Zeneli” ishte ndër maturantët që arriti të vlerësohej me “Medalje ari”. Studimet e larta në fushën e mjekësisë i vazhdoi në Institutin e Parë të Mjekësisë në Moskë, të cilat i mbaroi me “Diplomë të Shkëlqyer” në vitin 1956. Në përfundim të studimeve, zgjodhi të specializohej në fushën e vështirë të neuropsikiatrisë. Kthehet në Shqipëri dhe punon te Katedra e Neuropsikiatrisë në Tiranë.
Në kuadër të propagandës antifetare të viteve '60 para dhe pas Revolucionit Kulturor, shkroi dhe botoi Hipnoza dhe feja me gjasë më 1964, Thelbi reaksionar i Muslimanizmit, Darvinizmi dhe feja, Feja lakuriq të gjitha botuar më 1967 si dhe Të ruajmë shëndetin: Sëmundjet psihike dhe feja më 1968.[2]
Në shtator të vitit 1993 doli në pension. Me 15 qershor të vitit 2010, pas një sëmundjeje të rëndë e të pashërueshme, u shua në SHBA jeta e Prof. Ulvi Vehbiut.
Referime
Redakto- ^ "Prof. Dr. Ulvi Vehbiu – një nga personalitetet më të shquara të Psikiatrisë shqiptare". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 21 dhjetor 2018.
- ^ Qazimi, Azem (2012). Procesi i asgjësimit të fesë në komunizëm. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 16–17. ISBN 9789928168030.