Umeå Energi
Umeå Energi është një kompani energjetike e vendosur në qyretin Umeå në Suedi .[1]Kompania ofron furnizim me energji elektrike, së bashku me ngrohje dhe ftohje qendrore, si dhe shërbime kabllore dhe interneti përmes nëndegës së quajtur UmeNet.[2]
Historia
RedaktoKompania është themeluar në vitin 1887, siç thuhet si rezultat i një bisede ndërmjet një inxhinieri nga Londra dhe një kryetari suedez në një dasmë. Kompania ka deklaruar se planifikon të jetë e lirë nga dioksidi i kabonit deri në vitin 2018 duke aplikuar më shumë metoda të ripërtritshme të gjenerimit të energjisë elektrike.[3]
Operimi
RedaktoUmeå Energi ka një central energjetik në Alidheim që gjeneron energji në formë të nxehtësisë nga burime të ndryshme duke përfshirë mbetjet industriale dhe të amvisërisë, biomasa, gjithashtu nxehtësia e gjeneruar nga turbinat. Kompania ka një central të dytë në Dava që punon përmes kogjenerimit, apo kombinimit të nxehtësisë dhe fuqisë, duke gjeneruar kështu energji nga mbeturinat dhe biomasa. Përveç këtyre dy centraleve, kompania gjithashtu operon me një hidrocentral elektrik, një mulli ere, dhe gjithashtu gjeneron energji duke përdorur ujërat e zeza . [3]
Iniciativa e fototerapisë
RedaktoUmeå është dëshmitare e lindjes së diellit në orën 9 të mëngjesit dhe perëndimit në orën 2 pasdite, duke lënë kështu qytetin në errësirë për pothuajse gjithë ditën. Për të kapërcyer këtë problem kompania ka instaluar llamba në stacionet e autobusëve si pjesë e iniciativës së terapisë së dritës (fototerapisë). Kompania ka deklaruar në një konferencë shtypi se këto llamba janë të sigurta, me rrezet ultraviolet të filtruara, dhe të gjeneruara duke përdorur burime të ripërtritshme.[4]
Referime
Redakto- ^ "Umeå, the first city in northern Sweden with rooftop solar panels Inauguration on May 3". Umeå: AB Bostaden. 2 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2014. Marrë më 4 maj 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Umeå Energi a summary in english". Umeå: Umeå Energi. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2014. Marrë më 4 maj 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Umea Energi Company Report". Energy Digital. Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2014. Marrë më 2014-05-05.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Moore, Elizabeth Armstrong (28 nëntor 2012). "Swedish town introduces light therapy to bus shelters". cNet. Marrë më 5 maj 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)