Unë dhe filmi
Unë dhe filmi Kujtime, Autore: Liri Brahimi. Botuesi: Toena. Faqet e librit 240.
Përmbi udhët tërë baltë të Atdheut, të ndritura, unë gjeta gjurmët e gjakosura me gjakun e patharë, dhe gjurmët me djersë çurkë të djersitura, dhe ndër ato xhirova pa u ndalë...Gjeta unë një tempull mendimesh të tëra me zhurmë, dhe djersën dhe mendimet që vërshonin si lumë, gjeta një hënë të ndritur të kuqe me male shumë, gjeta një tempull të tërë mendimesh, dhe gjakun dhe mendimet që vërshonin si lumë, dhe një diell të ndritur të zjarrtë vërshimesh, si dita pa zhurmë si nata pa gjumë. Brodha, brodha dhe nuk lash vende nga Vermoshi në Mursi, Shqipërinë kam përjetësuar si nuse e nusëruar, si kube mbretërore midis gjetheve kristalore.