Universiteti Amerikan i Kosovës
Universiteti Amerikan i Kosovës është një institucion privat i arsimit të lartë që u hap në Prishtinë në tetor të vitit 2003.[1] Ai është institucion partner me Rochester Institute of Technology, i cili menaxhon të gjitha aspektet e kurrikulumit të tij akademik.AUK,i krijuar nga Fondacioni i Universitetit Amerikan në Kosovë (American University in Kosovo Fondation), me drejtor ekzekutiv Lui Sellin(Louis Sell),në fillim ofronte një program dy-vjeçar që fokusohej në biznes,ekonomi dhe shkenca kompjuterike. Numri i studentëve të regjistruar në vjeshtën e vitit 2003 ishte vetëm 57 studentë.Në vitin shkollor 2009-2010,ai kishte mbi 500 studentë universitare dhe rreth 60 studentë pasuniversitarë(të magjistraturës)nga 20 vende.Universiteti u vendos në ndërtesa të rinovuara në Gërmi,në periferi të Prishtinës,në vitin 2005.E gjithë mësimdhënia bëhet në gjuhën angleze.Presidenti i tanishëm i AUK-së është Kris Holl(Chris Hall),një ish-senator nga shteti Mein (Meine)në SHBA.
Referime
Redakto- ^ Elsie, Robert (2011). Fjalor Historik i Kosovës. Tiranë: Skanderbeg Books. fq. 310. ISBN 978-99943-51-70-1.