Universiteti Bujqësor i Lushnjes ishte filial i Universitetit Bujqësor të Tiranës në Lushnje.

Ky filial i Universitetit Bujqësor të Tiranës ishte krijuar në vitin 2008, me vendim të Këshillit të Ministrave. Ai kishte gjithsej 800 studentë.[1]

Me një vendim të Ministrisë së Arsimit të datës 26 korrik 2014, u urdhërua mbyllja e Universitetit të Lushnjes. Vendimi për mbylljen e këtij filiali erdhi pasi kishte mungesë fondesh, ndonëse vendimi u prit me shumë kritika, pasi zona e Myzeqesë është më pjellorja në Shqipëri dhe ka nevojë konstante për profesionistë të agronomisë dhe bujqësisë.[1]

Burim i të dhënave

Redakto
  1. ^ a b "Artikull: Mbyllet Universiteti Bujqësor në Lushnjë". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 27 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)