Universiteti Pavarësia Vlorë
Universiteti "Pavarësia" Vlorë është i vetmi universitet privat në Jug të Shqipërisë.
Themelimi | 2009 |
---|---|
Rektori | Dr. Lavdosh Ahmetaj |
Location | Vlora, Bulevardi Vlore-Skele, AL-9401 |
Faqja zyrtare | Universiteti "Pavarësia" Vlorë |
Universiteti "Pavarësia", krijuar me 2009 pas Vendimit te Këshillit te Ministrave Nr. 279 date 12.03.2009, vjen në hapësirën universitare shqiptare e atë europiane me një një mision të qartë dhe një identitet të mirëprojektuar : Synon të jetë vendi ku formohen profesionalisht dhe ndërtojne bazat e së ardhmes gjithë ata studentë që kërkojne arsim cilesor , ne te njejten kohe paraqet nje vlere te shtuar intelektuale, kulturore e qytetarie në rajon.
I përbere nga dy Fakultete:
- Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Shoqërore, Universiteti Pavarësia Vlorë
- Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, Universiteti Pavarësia Vlorë
oferta studimore e Universitetit "Pavarësia" prezantohet jo vetëm e pasur dhe e diversifikuar në tituj diplomash dhe fusha studimi , pasi operon në të dy ciklet e studimit, Bachelor dhe Master (Profesional dhe Shkencor), por në të njëjtën kohë bëhet garant për punësim e zhvillim të sigurt të të diplomuarve të vet.
Universiteti "Pavarësia" zhvillon veprimtarinë e tij konform ligjit Nr 9741, datë 21.5.2007 ndryshuar me ligjin Nr.9832, datë 12.11.2007 për "Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërise".
Organi më i lartë Drejtues i Universitetit "Pavarësia" është Bordi i Ortakeve, i cili kryesohet dhe perfaqësohet nga Ardian Zykaj, Presidenti i tij.
Dr. Lavdosh Ahmetaj është Rektor i Universitetit "Pavarësia", Vlorë.
Sipas Urdhërit të Ministrit Nr. 290, datë 09.07.2012[1], akreditohen programet të studimit të ciklit të parë në:
- Inxhinieri Informatike
- Ekonomi
- Drejtesi
- Shkenca Politike
Sipas Urdhërit të Ministrit Nr.388, datë 10.08.2011[2], lëshohet liçensa për hapjen e programeve të reja të studimit "Master Profesional":
- Specialist i së Drejtës për Shoqëritë Tregtare
- Specialist i së Drejtës për Sistemin Bankar
- Specialist i së Drejtës për Administratën Publike
- Financë Bankë
- Financë dhe Kontabiliteti i Firmave
- Aplikime Sistemesh Informative në Administratën Publike
- Administrim Sistemesh dhe Rrjetesh
- Specialist Programues Sistemesh Software
Dhe "Master i Shkencave":
- Financa Publike dhe Administrim Publik
- Inxhinieri Informatike
- Informatikë Ekonomike
Lidhje të jashtme
RedaktoFaqja zyrtare të Universitetit "Pavarësia" Vlorë Arkivuar 9 tetor 2009 tek Wayback Machine