Universiteti Pedagogjik i Pekinit (kinezçe: 北京师范大学) i krijuar në vitin 1902 është shkolla e parë e lartë pedagogjike në historinë kineze, është shkolla e lartë pedagogjike më e njohur në Kinë dhe bazë e rëndësishme për përgatitjen e pedagogëve.

Në këtë universitet ekzistojnë 15 institute, si institut i arsimit, institut i kualifikimit të pedagogëve, institut i kulturës së gjuhës kineze, institut i psikiatrisë etj., dhe 48 specialitete. Degët e arsimit, të psikiatrisë, të arsimit parashkollor etj. Të këtij universiteti gëzojnë prestigj shumë të lartë në Kinë.

Në këtë universitet punojnë 2500 pedagogë dhe studiojnë 20 mijë studentë, ndër ta 7 mijë janë studentë normalë dhe 1 mijë janë studentë të huaj.

Vitet e fundit, Universiteti Pedagogjik i Pekinit, krahas zhvillimit të degëve pedagogjike, ka zhvilluar edhe degët jo pedagogjike. Duke shfrytëzuar epërsinë e tij të administrimit arsimor, ka zhvilluar në përmasa të mëdha kualifikimin e pedagogëve dhe kuadrove. Po të dëshironi të njiheni më shumë me të, vizitoni ju lutemi në faqen e tij elektronike në këtë adresë: http://www.bnu.edu.cn/


Referime

Redakto

[1]