• Programi tre vjeçar i fakultetit të administrimit të biznesit në formë unike i përgatit studentët për pozita udhëheqëse në gjithë botën, si në organizatat profitabile ashtu edhe në ato jo profitabile. Transformimi i fundit prej programit katër vjeçar në tre vjet studimi rrjedh si pasojë e një zhvillimi dhe të një ristrukturimi intensiv të programit të biznesit. Ndryshimi vjen si rezultat kryesisht i reformave në tregun e punës dhe nevojës për udhëheqës në nivele të ndryshme.

  • Struktura e programit trevjeçar përmban studime, që nga natyra janë dinamike, integrative dhe interaktive. Këto studime pritet të gjenerojnë rezultate profesionale të përshtatura kërkesave të tregut të punës dhe në të njëjtën kohë të shërbejnë si bazë e shëndoshë për studimet e mëtutjeshme në nivel postdiplomik.

  • Sot, shumë organizata funksionojnë në nivel global. Për këtë arsye programi i biznesit është i ndërtuar që të ofrojë qasje integrative çështjeve të biznesit ndërkombëtar, duke përfshirë koncepte të biznesit ndërkombëtar gjatë tërë programit studimor të biznesit. (kurikulimit).

  • Lëndët në program prezantojnë perspektivë të bazuar në teori, që janë të lidhura ngushtë me aplikimin e tyre në botën e biznesit. Programi pikënisje ka aftësimin e studentëve me njohuri të përgjithshme të gjuhëve lokale dhe angleze, aftësive të teknologjive informative (TI), studimeve europiane, metodologjisë kërkimore dhe aftësive të studimit. Pastaj njoftohen me lëndët themelore të ekonomisë dhe të menaxhimit të biznesit. Dhe më në fund fokusohet në lëndët e avancuara profesionale, si manaxhmenti financiar, marketing, e Biznesi, dhe lëndët zgjedhore të avancuara. Ky program mësimor është i ndërtuar t`i orientojë dhe aftësojë studentët në lëmi të caktuar dhe në të njëjtën kohë t`i përgatisë ato për studime postdiplomike.

  • Eksperienca e kombinuar profesionale dhe akademike e stafit të fakultetit tonë u përgjigjet sfidave të rrethanave të biznesit dhe ‘ekonomisë së re’. Veçori dalluese e fakultetit të administrimit të biznesit është se stafi i fakultetit përfshinë rreth të gjerë të profesorëve ndërkombëtarëve që vijnë nga vende të ndryshme të botës, përkrah profesorëve të njohur në rajon.

  • Përfitim plotësues është se studentët në semestrin e fundit janë të nxitur të marrin pjesë në punë praktike, ku atyre u jepet mundësia të njoftohen me botën reale të biznesit. Eksperienca gjatë punës praktike i lejon atyre të jenë në rrjedh me kolegët e ardhshëm dhe për të bërë vet vlerësim të kompetencave dhe aftësive personale.

  • Prveç kësaj, pasiqë programi është i bazuar në akumulim të kredive nga modujt e përfshirë në program, programi gjithashtu lejon akumulim të kredive nga universitete tjera / lejon hyrje në program të vitit të dytë dhe në vitin e fundit të studimeve.

  • Më në fund, qasja bashkëkohore në mësimdhënie, dhe paisjet për mësim dhe mësimdhënie i përgjigjen standardeve të universiteteve të njohura në botë. Studentët tanë kanë bibliotekë mirë të furnizuar dhe laborator me qindra kompjuterë me linjë interneti nëpërmjet satelitit.

  • Departamenti i Administrimit të biznesit gëzon bashkëpunimin me shumë organizata serioze të suksesshme në vend, në bazë të autoritetit që ka UEJL dhe me ekzistimin e qendrave të biznesit dhe qendrës së karrierës lidhje të vazhdueshme afatgjate me shumë organizata serioze dhe të suksesshme në vend. Vet fakti, i pozicionon të diplomuarit një hap para në tregun e punës, duke ju mundësuar lehtësim në punësim dhe aplikim të njohurive të fituara në lëmitë përkatëse.

  • Të diplomuarit që do të marrin titullin "Bachelor of Arts" në administratën e biznesit dhe do të kenë mundësi të punësohen në organizata të sektorit publik dhe privat, në sferë të funksioneve të biznesit, si udhëheqës, këshilltarë, administrator, analist financiar, kontabilist, udhëheqës në burime njerëzore, udhëheqës në marrëdhënie publike, udhëheqës marketingu, studiues tregu dhe shumë pozita tjera sfiduese.

  • Diploma gjithashtu ofron bazë për ndjekjen e studimeve posdiplomike në shumë universitete të akredituara dhe shkolla të biznesit nëpër botë.

Përshkrimi i programit të Administratës së Biznesit

Fakulteti i Administrimit të Biznesit
  • 1. Institucioni/Organi për dhënie të titullit
  • 2. Institucioni mësimdhënës
  • 3. Vendi i mësimdhënies
  • 4. Programi i akredituar nga:
  • 5. Grada finale shkencore
  • 6. Programi
  • 7. Data e përpilimit/revizionit
  • 8. Grupi i studentëve
  • Universiteti i EJL
  • Universiteti i EJL
  • Qyteza e UEJL (Tetov)
  • Bordi për akreditim
  • AB
  • Fak. AB
  • prill 2005
  • Gjenerata e vitit akademik 2005
9. Qëllimet edukative të programit
  • Të plotësojë nevojat e të gjithë atyre të cilët mendojnë të vazhdojnë karrierën në fushën e biznesit dhe atyre motivimi primar i të cilëve është të fitojnë aftësi gjuhësore të cilat do t`i përdorin në kontekste të tjera profesionale.
  • Të ofrojë një sërë modulesh që përfshijnë bazën e njohurive ekonomike për qasje në profesionet që kanë të bëjnë apo që nuk kanë të bëjnë me lëminë e ekonomisë.
  • Të sigurojë njohuri të forta dhe mirëkuptim sistematik të institucioneve dhe procedurave themelore të sistemit ekonomik sipas Ligjit të R. së Maqedonisë.
  • Të sigurojë njohuri themelore të koncepteve dhe parimeve kryesore sipas Ligjit të R. së Maqedonisë dhe mënyrës së funksionimit të tij në kontekst ndërkombëtar.
  • Të ofrojë mundësinë për ligjërata nga stafi vizitues akademik ndërkombëtar.
  • Të zhvillojë vetëdije kritike të biznesit në kontekst krahasues, historik, shoqëroro-ekonomik dhe politik, dhe t’u paraqesë studentëve një sërë qasjesh të ndryshme teorike të lidhura me studimet ekonomisë.
  • T’u ofrojë studentëve mundësinë për të jetuar dhe studiuar jashtë vendit në kuadër të programeve të këmbimit të studentëve.
  • Të ofrojë një sërë opsionesh që mundësojnë studentët të studiojnë disa fusha të zgjedhura të ekonomisë.
  • Të sigurojë mësim që është i ndërlidhur me hulumtimin dhe që kërkon prej studentëve të angazhohen me aspektet e punës në kufijtë e diturisë.
  • T’u mundësojë studentëve të menaxhojnë mësimnxënien e tyre dhe të merren me hulumtim të pavarur, duke përfshirë ato fusha të ekonomisë të cilat studentët nuk i kanë studiuar më parë.
  • Të zhvillojë aftësi të përgjithshme kritike, analitike, funksionale, krahasuese dhe aftësi për zgjedhje të problemeve të cilat mund të zbatohen në suaza të ndryshme ligjore dhe jo-ligjore.
  • Të ofrojë mundësi për zhvillimin e aftësive personale, komunikimit, hulumtimit dhe aftësive tjera të rëndësishme dhe të nevojshme për punësim të ekonomistëve të diplomuar si edhe punësim të të diplomuarve në fushat tjera.
  • Të vë në dukje mësimnxënien shumë-gjuhësorë dhe të promovojë dialogun ndëretnik dhe ndër-kulturor.

10. Rezultatet e mësimnxënies

Programi u ofron mundësi studentëve të zhvillojnë dhe të dëshmojnë njohuritë, mirëkuptimin, cilësitë, aftësitë dhe atributet e tjera në lëmitë e mëposhtme.

Njohuritë dhe të kuptuarit

A. Njohuritë dhe të kuptuarit e:

  • 1.Veçorive kryesore të sistemit ekonomik të R. së Maqedonisë.
  • 2.Koncepteve, parimeve dhe rregullave të çështjeve ekonomike, duke përfshirë njohuri të gjera në disa lëmi të biznesit, veçanërisht në kontabilitet, financa, menaxhment, IT dhe marketing.
  • 3.Veçorive themelore të biznesit në nivel ndërkombëtar, paratë dhe bankat, biznesi elektronik, etj
  • 4.Gjuhës angleze (e obligueshme), si edhe gjuhës franceze, gjermane (zgjedhore) në një nivel relativisht të lartë.
  • 5.Një varg perspektivash teorike, krahasuese dhe kritike të cilat mund të zbatohen në studimet e ekonomisë.
  • 6.Punë efikase në pozitë të menaxherëve të biznesit në mjedisin lokal dhe atë global.
Aftësitë dhe kontributet tjera
B. Aftësitë e përgjithshme të transferuara intelektuale: Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:
  • 1. Të përdorin njohuritë e tyre në mënyrë efikase për të analizuar çështjet komplekse duke përdorur sipas nevojës, gjuhën shqipe/maqedone ose angleze.
  • 2. Të njohin dhe rradhisin çështjet dhe problemet sipas rëndësisë së tyre.
  • 3. Të mbledhin dhe sintetizojnë të dhënat nga burime të ndryshme shqiptare, maqedone dhe ato ndërkombëtare.
  • 4. Të përgatiten për sfidat që vijnë nga tregu i fuqisë punëtore.
  • 5. Të njohin zgjidhjet e mundshme për problemet e veçanta dhe të bëjnë zgjidhje të arsyeshme mes tyre.
  • 6. Të fitojnë njohuri dhe dije për fushat që kanë të bëjnë apo që nuk kanë të bëjnë me biznesin, të pastudiuara më parë.
  • 7. Të aftësohen për spektër të gjerë të funksioneve të biznesit siç janë: menaxherët operativ, konsultantë biznesi, administratorë, analitikë financiarë, dhe kërkues tregu.
C. Aftësitë e lëndëve specifike:  

Aplikimi dhe zgjidhja e problemit.

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:

  • a). Të njohin çështjet ekonomike që vijnë si rezultat i gjendjes faktike të kompleksitetit të përkufizuar në Sistemin Maqedonas dhe Ndërkombëtarë.
  • b). Të zhvillojnë atribute që janë të nevojshme për sukses në menaxhimin e biznesit.
  • c). Të identifikojnë rastet duke u bazuar në përvojat e mëparshme.
  • d). Të përdorin dhe implementojnë më tepër aftësi siç janë: aftësitë ndërmarrëse, operative, mendim kritik, organizative, inventive, qasjes interdiciplinare, IT dhe njohuri të gjuhëve të huaja

Mësimdhënia / mësimnxënia.

Aftësitë e zgjidhjeve të problemeve ekonomike kryesisht zhvillohen përmes përgatitjes dhe pjesëmarrjes në lëndët ekonomike nga lëndë në fushën e kontabilitetit, financave, menaxhmentit, marketingut etj.

Nëpër seminaret e drejtuara në gjuhën angleze nga stafi ndërkombëtar, studentët njihen prej së afërmi me metodat ekonomike dhe arsimore të miratuara në Universitetet e Evropës Perëndimore dhe ato Amerikane.

Vlerësimi.

Aftësitë specifike përfitohen nëpërmjet ligjeratave, punë në grupe më të vogla ku do të merren raste më të vogla, lojra biznesore, simulacionet, shkrimi i raporteve biznesore, prezantime etj.

Burimet, hulumtimi dhe vlerësimi.

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:

  • a) Të identifikojnë çështjet ekonomike dhe çështjet tjera të lidhura të cilat duhet të hulumtohen.
  • b) Të përdorin në mënyrë efikase burimet primare dhe sekondare.
  • c) Të bëjnë hulumtim të pavarur ekonomik duke përdorur një sërë burimesh
  • d) Të vlerësojnë në mënyrë kritike lëminë e ekonomisë si në aspekt të doktrinës ashtu edhe në aspekt shoqëroro-ekonomik.
  • e) Të funksionojnë në gjuhët shqipe - maqedone dhe angleze.

Mësimdhënia / mësimnxënia.

Këto aftësi kryesisht zhvillohen nëpërmjet diskutimeve dhe pjesëmarrjes aktive nëpër lëndët ekonomike, nga pjesmarrja nëpër seminare dhe pjesmarrje aktive në to, prezantime dhe nëpërmjet përgatitjes dhe vlerësimit të lëndës.

Vlerësimi.

Vlerësime të lëndës dhe disertacione.

D. Aftësitë kryesore:  

Komunikimi dhe shkrimi e këndimi.

Pas përfundimit me sukses të programit studentët do të mund të:

  • a) Të përdorin, gojarisht/me shkrim gjuhën maqedone/shqipe dhe gjuhën angleze lidhur me çështjet ekonomike.
  • b) Të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe efikase në argumentet dhe diskutimet e çështjeve komplekse në gjuhën maqedone/shqipe dhe angleze.
  • c) Të japin prezantim të qartë dhe koherent mbi një temë duke përdorur materiale të përshtatshme përkrahëse.
  • d) Të lexojnë materiale komplekse që kanë të bëjnë apo që nuk kanë të bëjnë me fushën e ekonomisë dhe jashtë saj.
  • e) Të kenë mundësi të përdorin, citojnë, referojnë literatura nga aspekti akademik.
Mësimdhënia/mësimnxënia

Kontribute seminarike, prezantime të orëve, diskutime; përgatitje, shkruarje dhe reagim nga vlerësimet me shkrim të lëndës, duke përfshirë edhe disertacione. Gjatë vitit të parë do të arrihet rrjedhshmëri e të folurit të gjuhës maqedone/shqipe si në aftësitë gjuhësore ashtu edhe në terminologjinë ekomomike.

Vlerësimi.

Vlerësime të lëndës me shkrim, prezantime të vlerësuara të orës nëse është realizuar dhe punë praktike e vlerësuar. Provime me shkrim.

13. Strukturat, kushtet, nivelet, modulet, kreditë dhe pranimi i programeve

Programi ofrohet në bazë të rregullt (full-time) dhe me korrespondencë (part-time) ndërsa studentët e mbarojnë programin për tre vite. Studimet e këtij programi ndahen në lëndë obligative dhe fakultative. Lëndët përfshijnë kredi të cilat korrespondojnë me përafërsisht 25-30 orë të "kohës së mësimnxënies". Çdo vit duhet të fitohen nga 60 kredi për rreth 1500 – 1800 orë në vit. Detaje më të hollësishme për politikën e kredive janë përfshirë në Katalogun e Universitetit si dhe në veb faqen e Univerzitetit.

Lëndët ndahen në njësi semestrale.

Studentët duhet të mbarojnë të gjitha lëndët sipas planprogramit të detyrueshëm të përshkruar më poshtë. Pjesëmarrja në ligjërata është obligative dhe paraqet kusht primar për të kaluar lëndën me sukses. Çdo lëndë duhet të përfundohet duke përmbushur kërkesat e parashtruara në sillabusin e lëndës.