Ura e Maskatarit
Ura e Maskatarit
RedaktoGjilani kishte tre lumenj të vegjël, që prenin rrugën kryesore të qytetit, mbi të cilat për një kohë të gjatë kanë qëndruar tri ura të ndërtuara prej druri. Mirëpo, ura mbi lumin Mirusha në qendër të qytetit, që njihet si Ura e Maskatarit, kishte një histori të veçantë dhe ishte një ndër simbolikat e qytetit të Gjilanit. Sipas gojëdhënave, ura e mori emrin sipas themeluesit Maskatar-cincar i ardhur nga Maqedonia, i cili kishte edhe hanin apo kafenenë në anën e majtë të lumit dhe e kishte ngritur urën që njerëzit të vinin në kafenenë e tij. Pas urbanizmit dhe rregullimit të lumit, ura e ka humbur pamjen, kurse në vitet 60 aty afër u ndërtua blloku i banesave dhe vetëshërbimi i parë në Gjilan. [1]
Referime
Redakto- ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5.