Urdhri "Flamuri i kuq i punës"
Urdhri "Flamuri i kuq i punës" u jepet shtetasve, rretheve, qyteteve, fshatrave, organizatave shoqërore, institucioneve, ndërmarrjeve, kooperativave bujqësore, njësive, reparteve e nënreparteve ushtarake dhe grupeve të punonjësve që shquhen në mënyrë të veçantë në përpjekjet për ndërtimin socialist të vendit, për forcimin e aftësisë mbrojtëse të Atdheut, për arritje të mëdha sasiore e cilësore në ekonomi, si në transport, miniera, bujqësi, ndërtim, tregti etj dhe në lëmin e shkencave, të arsimit, artit, kulturës e në fushat e tjera.
Urdhri "Flamuri i kuq i punës" ka dy klasa: I, II.