Urdhri dhe Medalja "Për punë të shquar në ekonominë bujqësore"
Urdhri dhe Medalja "Për punë të shquar në ekonominë bujqësore" u jepet punonjësve të prodhimit bujqësor, të mekanikës bujqësore, të aparatit të Ministrisë së Bujqësisë, të institucioneve e ndërmarrjeve të sektorit të bujqësisë, të ndërmarrjeve të grumbullimit të prodhimeve bujqësore, si edhe institucioneve e ndërmarrjeve të bujqësisë, kooperativave bujqësore, sektorëve, brigadave e grupeve të punonjësve që dallohen në mënyrë të veçantë për shtimin e prodhimit bujqësor, për marrjen e rendimenteve të larta në degë të ndryshme të ekonomisë bujqësore, për merita të veçanta drejtimi dhe organizimi, për prodhim të lartë të farërave të zgjedhura, për përmirësimin e racës së blegtorisë, për zhvillimin e mëtejshëm të pemëtarisë, për shfrytëzimin e plotë të mekanikës bujqësore, për punë shumë të mirë në sektorin e ujërave e të bonifikimeve, për ruajtjen e zhvillimin e mëtejshëm të pyjeve dhe për zhvillimin e revolucionit tekniko-shkencor në bujqësi.
Urdhri “Për punë të shquar në ekonominë bujqësore” ka tri klasa: I, II, III.