Urdhri dhe Medalja "Për ruajtjen e rendit shoqëror"

Urdhri dhe Medalja "Për ruajtjen e rendit shoqëror" u jepet oficerëve, nënoficerëve e policëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për arritje shumë të mira në organizimin e në drejtimin e punës dhe në kryerjen e detyrës së ngarkuar, për punë të palodhur në detyrën e ngarkuar, për zbulimin e goditjen e elementit armik e keqbërës, për shërbim shembullor në ruajtjen e rendit shoqëror dhe për përgatitje të lartë politiko-luftarake e profesionale.

Me Urdhrin dhe Medaljen "Për ruajtjen e rendit shoqëror" dekorohen edhe shtetasit e tjerë, të cilët, me veprat që kanë kryer, kanë ndihmuar drejtpëdrejtë për ruajtjen e rendit shoqëror.