Urdhri dhe Medalja "Për shërbime të shquara shtetërore dhe shoqërore"

Urdhri dhe Medalja "Për shërbime të shquara shtetërore dhe shoqërore" u jepet punonjësve të organeve të Partisë, të organeve shtetërore e të organizatave shoqërore, anëtarëve të këshillave popullore dhe aktivistëve që dallohen në mënyrë të veçantë në sektorët shtetërorë dhe shoqërorë, për shërbime të mëdha që i kanë bërë Partisë, Atdheut dhe popullit, për merita të veçanta drjetimi dhe organizimi, për punë shumë të mirë në zhvillimin e demokratizimin e pushtetit popullor, për shërbim shumë të mirë në fushën e ligjshmërisë socialiste, për drejtim shumë të mirë të organizatës shoqërore dhe për vënien e saj në veprim për kryerjen e detyrave të ngarkuara.

Urdhëri për shërbime të shquara shtetërore dhe shoqërore

Urdhri "Për shërbime të shquara shtetërore dhe shoqërore" ka tri klasa: I, II, III.