Urdhri dhe Medalja "Ylli i Kuq" u jepet oficerëve, nënoficerëve, nxënsve e studentëve të shkollave ushtarake, ushtarëve, aktivë e rezervistë, dhe policëve, të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Forcave Vullnetare të Vetëmbrojtjes Popullore, rinisë shkollore të armatosur, njësive, reparteve e nënreparteve dhe institucioneve ushtarake për rritjen, forcimi, organizimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, për udhëheqje shumë të mirë të reparteve e nënreparteve në kohë lufte për arritjen e fitores; për arritje shumë të mira në udhëheqjen e reparteve e nënreparteve në luftë kundër armiqve të popullit në kohë paqeje, për ruajtjen e punës paqësore të popullit nga spiunët dhe diversantët, si edhe për vepra trimërie e për plotësimin e detyrave për arritjen e fitoreve në kohë lufte.

Urdhëri "Ylli i Kuq"

Urdhri "Ylli i Kuq" ka tri klasa: I, II, III.