Urdhri dhe medalja e shërbimit ushtarak

Urdhëri i Shërbimit Ushtarak (Klasi II)

Urdhri dhe Medalja e Shërbimit Ushtarak u jepet oficerëve, nënoficerëve, nxënësve e studentëve të shkollave ushtarake, ushtarëve, aktivë e rezervistë dhe policëve, të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Forvave Vullnetare të Vetëmbrojtjes Popullore, rinisë shkollore të armatosur, njësive, reparteve e nënreparteve dhe institucioneve ushtarake, për shërbim shumë të mirë në përgatitjen politiko-luftarake të forcave të armatosura, për merita të veçanta drejtimi dhe organizimi, për zbatim në mënyrë shembullore dhe në kohë të detyrave të posaçme që kanë të bëjnë me forcimin e gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura.

Urdhri i Shërbimit ushtarak ka tri klasa: I, II, III.