Urdhri i flamurit
"Urdhri i Flamurit" u jepet shtetasve, rretheve, qyteteve, fshatrave, orgnizatave shoqërore, institucioneve, ndërmarrjeve, kooperativave bujqësore, sektorëve, brigadave, njësive reparteve e nënreparteve ushtarake dhe grupeve të punonjësve për veprimtari dhe merita shumë të mëdha në ndërtimin socialist të vendit dhe në forcimin e aftësisë mbrojtëse të Atdheut, për arritje të larta sasiore e cilësore në industri, miniera, bujqësi, ndërtim, transport etj. Dhe për merita të larta në lëmin e shkencave, të arsimit, të artit e të kulturës.