Urdhri i lirisë
"Urdhri i Lirisë" u jepet shtetasve, rretheve, qyteteve, fshatrave, organizatave shoqërore, institucioneve, ndërmarrjeve, kooperativave bujqësore, fabrikave, sektorëve, brigadave, njësive, reparteve e nënreparteve ushtarake dhe grupeve të punonjësve për merita të larta patriotike në sigurimin e lirisë, të tërësisë tokësore dhe të pavarësisë së vendit, si edhe për shërbime të shquara në ndërtimin socialist të vendit dhe në forcimin e aftësisë mbrojtëse të Atdheut.
"Urdhri i Lirisë" ka tri klasa: I, II, III.