Urimi i Andrea Bocelit per Krishtlindje
Urimi i Andrea Bocelit per Krishtlindje
“My Christmas” ose ndryshe “Krishtlindjet e mia“ është albumi i parë krishtlindjesh i lancuar nga tenori Italian Andrea Boceli. Ky album është një përmbledhje këndesh disa prej të cilave shumë të njohura në mbare botën të kënduara kryesisht në anglisht por edhe me disa këngë të përzgjedhura në italisht, gjermanisht, frëngjisht dhe producenti i këtij albumi është fituesi i çmimit "Gremi" David Foster. Një version spanjoll i ketij albumi është lancuar me 23 nëntor 2009. Ky album u transmetua gjate muajit nëntor dhe dhjetor ne shtete te ndryshme si ne Meksike, Britani, ne fund te nentorit, ne Itali me 15 dhe 25 dhjetor ne stacionin televiziv Italia Uno, ne Spanje dhe Hollande me 19 dhjetor ne stacionet e tyre kombëtare TVE2 dhe TROS. “My Christmas“ është një nga albumet me te shitur ne bote ne vitin 2009 megjithese u lancua ne periudhen e fundit te vitit. Ne gjashte jave u shiten 1.516.000 kopje vetem ne ShBA dhe 1.853.00 ne te gjithë boten.
Albumi zuri vendin e trete e me pas arriti vendin e pare ne Amerike ne renditjen e albumeve klasike. Ky album shenoi shitjen me te mire ne 1 jave 149.000 dhe ne javen e peste 1,12 milion duke e bere këtë albumin bestseller te ketij artisti pas albumit te tij te sukseshem “Amore” ne 2006.
Andrea Boceli pati te drejten per te kenduar kolonen zanore te filmit me te ri “A Christmas Carol” ose “Slita e Krishtlindjeve”. Me 3 nëntor gjate premieres se ketij filmi qe perkoi edhe me ndezjen e pervitshme te dritave te Krishtlindjeve ne sheshin Leicester te Londres, Boceli drejtoi korin e katedrales se Shen Paulit dhe mbi 14000 njerez ishin ata qe e ndoqen këtë shfaqje ne kryeqytetin britanik. Kështu ata thyen rekordin boteror Gines per kendimin nga një numer shume i madh njerezish te kenges se krishtlindjeve duke kenduar "nata e heshtur". Ai e perfundoi këtë performance duke kenduar "Zoti na bekofte te gjitheve", kenga permbyllese e filmit e cila kendohet prej tij ne 3 versione anglisht, italisht, spanjisht. Me pas ai shkoi ne Britani ku me 16 dhjetor mori pjese ne një nga show-t me te ndjekur te quajtur “The One Show” live ne BBC. Gjate kësaj periudhe Boceli mori pjese ne shume evente duke perfshire eshe takimin me Papa Benediktin XVI ku ishin te pranishem edhe 250 artiste te tjere. Me pas Andrea Boceli u bashkua me korin e vogel te “Antonios” ne shtepine e tij ne Forte dei Marmi ku kendoi kengen “Caro Gesu Bambino” ose ndryshe “I dashur femija Jezus”, versioni origjinal i te cilit u kendua nga ky kor me 1960. Diten pasardhese ai mori pjese ne show te ndryshem italiane ne stacione te ndryshme televizive si Rai Uno, Rai Tre etj. Ku diskutoi ne lidhje me albumin e tij me te fundit dhe koncertet e tij. Ai performoi edhe kenge te ndryshme si “Krishtlindje te Bardha”, ”Nate e Heshtur”. Keto aktivitete u pasuan nga koncerte te tjera ne Itali, Gjermani etj. Boceli mori pjese edhe ne Galane e Jose Carreras me 17 dhjetor. Me pas Boceli u rikthye ne Itali ku mbajti një koncert ne Baziliken e Shen Franceskos pas bekimit te percjelle prej Papes Benedikti XVI me 25 dhjetor.
Ne Ameriken veriore Andrea Boceli mbajt 6 koncerte. Me 28 nëntor ne Florida e me pas ne Toronto dhe ne qendrën Izod te Knadase e ne Nju Xhersi. Pastaj Boceli performoi ne teatrin William Soroyan ne Fresno te Kalifornise e prej ketej ne Las Vegas e ne Honda Center te Kalifornise respektivisht ne datat 3, 5, 8, 12 dhe 13. Ai performoi edhe ne 83 vjetorin e parades se dites se Falenderimeve me 26 nëntor e transmetuar live ne NBC. Një event i rendesishem ishte edhe shfaqja e tij ne një nga emisionet televizive me te ndjekura si ai i drejtuar nga Oprah Winfrey me 30 nëntor ku Boceli kendoi me Mary J. Blige, ne te njëjtën dite kur u intervistua nga Barbara Walters dhe Joy Behar ne kanalin shume te njohur te ABC. Me 8 dhjetor ai performoi mjaft kenge te albumit te tij ne emisionin tjetër televiziv “Jay Leno Show”. Boceli mori pjese edhe ne emisione te tjera te mirenjohura amerikane si Larry Kig Live, Fox & Friends etj.
Me 28 dhjetor Boceli mbajti një koncert ne një hapesire te hapur te Brazilit, ne Florianopolis ku pjesmarrja ishte falas dhe ku ishin rreth një milion spaktatore. “My Christmas “ është një nga albumet me te shitur ne bote ne vitin 2009 megjithese u lancua ne periudhen e fundit te vitit. Ne gjashte jave u shiten 1.516.000 kopje vetem ne ShBA dhe 1.853.00 ne te gjithë boten. Albumi zuri vendin e trete e me pas arriti vendin e pare ne Amerike ne renditjen e albumeve klasike. Ky album shenoi shitjen me te mire ne 1 jave 149.000 dhe ne javen e peste 1.12 milion duke e bere këtë albumin bestseller te ketij artisti pas albumit te tij te sukseshem “Amore” ne 2006. Gjithashtu ky album shenoi edhe shitjen me te mire gjate një jave te albumit te tij pas rekordit te arritur me albumin ”Cieli di Toscana“ ma 177000 kopje te shitura vetem gjate një jave. Per me teper numri 3 ne carterat amerikane shenon edhe pozicionin e tij me te mire ne koeto cartera prej albumit te tij te meparshem “Amore”. Por jovetem kaq. Ky album, pra “My Christmas” ka arritur vendin e pare te albumeve dixhitale ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Por edhe ne vende te tjera ky album u klasifikua si nga me te miret. Ne Kanada arriti vendin 2 dhe shiti rreth 42000 disqe, duke u ringjitur serish ne pozicionimet e ketij vendi pas albumit te tij te meparshem “Enderra” e lancuar me 1999. Ne Mbreterine e Bashkuar ky album arriti vendin 18 me një numer shitjesh mjaft te larte prej mbi 41000. ”Mi Navidad“ versioni spanjoll i ketij albumi arriti te ngjitej vetem ne vendin 180 nga 200 kenget e Billbordit duke shitur me pak se 7000 kopje. Por te dy albumet e tij amerikano-latine arriten vendin e pare dhe vendin e trete e arriti ne klasifikimin e muzikes klasike. Koncerti “Krishtlindjet e mia” është eksperienca e fundit muzikore e pushimeve dimerore nga Andrea Boceli, qe shfaq tenorin ne perfomancat e kengeve tradicionale te festave me disa kenge te perzgjedhura ne italisht dhe gjermanisht. Lidhur me muziken e Krishtlindjeve ylli i muzikes shprehet : ”Prej shume kohesh kam enderruar regjistrimin e një albumi qe kap dhe percjell traditat e bukura te kësaj periudhe festive. Çdo vit keto kenge i kane sjelle gezim mua dhe familjes sime dhe shpresoj te pasqyroj dhe te percoj te njejtin gezim duke bere këtë album. ”Një ikone e muzikes, Boceli vazhdon te kaloje dhe thyeje Çdo barriere muzikore te Çdo lloji. Andrea Boceli ka kenduar me kedo, duke nisur nga Luciano Pavaroti dhe Placido Domingo, Selin Dion. Per me teper ai ka pasur programe koncertesh te mrekullueshme, ka marre pjese ne ceremonite e ndarjes se cmimeve Oscar dhe Grammy, ne emisione amerikane dhe performancen ne ceremonite zyrtare te Lojerave Olimpike. Te gjitha keto e kane bere shume te njohur Andrea Bocelin duke e kthyer ate ne emrin gjitheperfshires te muzikes moderne.