Gjatësia Redakto

9–13 cm, pesha: 30-70 g.

Përshkrimi Redakto

Urithi më i vogël në Evropë, nga pamja shumë i ngjashëm me urithët e tjerë, ngjyra gri e errët në të zezë, me putra të kuqërremta. Sytë i mban të mbyllur.

Statusi Redakto

Është lloj i zakonshëm. Aktualisht, nuk ka ndonjë kërcënim serioz për këtë specie. Përhapja dhe habitati: Specia është endemike në Evropë, ku gjendet në Alpet Perëndimore, në Apenine dhe në gadishullin e Ballkanit. Ndeshet në pyje me drurë gjethegjerë, lëndina dhe kullota deri në 1000-1500m mbi nivelin e detit. Rrallë ndeshet edhe në kullotat sub-alpine dhe alpine deri në 2000m lartësi mbi nivelin e detit. Urithi i verbër parapëlqen toka të thella dhe jo shumë të thata. Ushqimi: Ushqehet me krimba, veçanërisht krimba toke, larva, etj.

Sjellja Redakto

Urithët jetojnë vazhdimisht nën tokë, në galeritë nën-tokësore që i gërmojnë me ndihmën e gjymtyrëve të përparme. Mbi tokë shihen vetëm të vegjlit kur shtegtojnë drejt habitateve të reja. Dheun e gërmuar, urithi i verbër e nxjerr jashtë në formën e pirgjeve të vegjël.

Riprodhimi Redakto

Riprodhimi ndodh në pranverë, nën tokë, në galeritë e thella. Pjell 3-4 të vegjël, të cilët maturohen një vit mbas lindjes.

Jetëgjatësia Redakto

e urithit të verbër është 3 vjet.