Urartu
Urartu ishte një mbretëri prej epokës së hekurit që ndodhej në malet e Turqisë dhe Armenisë me qendër pranë liqenit Van.
Mbretëria u ngrit në fuqi në mes të shek. IX, por e pushtuan medasit në fillim të shek. VI. Trashëgimtarët e mbretërisë ishin armenasit dhe mbetëritë e tyre të mëpasshme. Asirianët gjithashtu e kishin sulmuar Urartun herë pas here nga perandorët si vijon: Tukulti-Ninurta I (rr 1240), Tiglath-Pileser I (c. 1100 BC), Ashur-bel-kala (c. 1070), Adad-nirari II (rr. 900), Tukulti-Ninurta II (rr. 890), dhe Ashurnasirpal II (883–859).
Urartu arriti kulmin e tij nën sundimin e Argishtit (rr. 785 – 760 BC), dhe u bë ndër mbretëritë më të fuqishme të Lindjes së Afërt, dhe, pasi që kishte bërë të dështojë sulmi i Shalmaneserit IV, mbreti Argishti themeloi një kryeqytet të ri pranë liqenit Van. Tiglath Pileser III i Asirisë e pushtou Urartun në vitin e parë të sundimit të tij (745 BC). Pas fitores asirianët gjetën shumë kuaj dhe kalorës që përdorën për të tërhequr koçitë e tyre të luftës.