Ushtri e popullit ushtar
Ushtri e popullit ushtar film dokumentar. Redaktor: Kliton Gjilani. Operator: Sokrat Musha. Regjia: Ilo Pando. Bashkëpunëtorë: Marika Vila, Koço Tollko. Prodhim: Kinostudio "Shqiperia e Re". Viti: 1978. Kohëzgjatja: 18 min.
Përshkrimi: Pamje e monumentit "Nënë Shqipëri". Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Shefqet Peçi, Simon Stefani, Hekuran Isai, Adil Çarçani, Kadri Azbiu, Prokop Murra, Spiro Mojsiu, Rita Marko, Teli Mezini vendosin kurora në varrezat e dëshmoreve dhe bëjnë homazhe me rastin e 35 vjetorit të ushtrisë sonë popullore. Në stadiumin "Qemal Stafa" me këtë rast të rinjtë japin një manifestim fiskultural. Marrin pjesë Tefta Cami, Simon Stefani, Pali Miska. Në kodrat e liqenit, në teatrin veror ansasmbli i ushtrisë jep shfaqje me këtë rast, ku merr pjesë Tefta Cami, Spiro Koleka, Llambi Gegprifti. Të rinjtë duke marshuar për të vajtur në Labinot, atje ku u themelua ushtria jonë popullore. Në pallatin e Kulturës hapet ekspozita e arteve figrative. Marrin pjesë Manush Myftiu, Pali Miska, Tefta Cami, Dritëro Agolli e Lumturi Rexha. Shiritin e pret Manush Myftiu. Pamje nga eksponentet e ekspozitës.
Pamje e sallës së teatrit të operas dhe baletit. Mbledhja solemëne me këtë rast ku marrin pjesë Enver Hoxha, Haxhi Lleshi, Mehmet Shehu, Adil Çarçani, Hekuran Isai, Pali Miska, Manush Myftiu, Prokop Murra, Shefqet Peçi, Spiro Moisiu, Llambi Gegprifti. Mbledhjen e hap Mehmet Shehu. Flet me këtë rast Veli Llakaj. Aspekte nga koncerti.
10 korrik 1978, pamje e sheshit të shkollës së bashkuar "Enver Hoxha". Studentë dhe kuadro janë rreshtuar për të pritur Enver Hoxhën. Ardhja e tij i shoqëruar nga Mehmet Shehu, Kadri Azbiu, Adil Çarçani, Llambi Gegprifti, V. Llakaj, Llazar Berberi, Maliq Sadushi. Enver Hoxha kalon në revistë rojen e nderit. Përshëndet Enver Hoxha sinkron. Të gjithë ngjiten në tribunë, janë dhe Lumturi Rexha, Simon Stefani, G.Çuçi. Fillon parakalimi i studentëve dhe kuadrove të ushtrisë.
Mitingun me këtë rast e hap Rustem Peçi. Flet Enver Hoxha sinkron. Pamje e përgjithshme e sheshit, studentët duke dëgjuar. Duket Dashamir Ohëri.
Vazhdon sinkrona e Enver Hoxhës. Duket Duro Shehu. Largimi i Enver Hoxhës i cili takohet dhe përqafohet me ushtarët e studentët. Puth flamurin.