Uzina
Njësi industriale që prodhon produkte ose mallra të gatshme, duke përdorur procese pune të mekanizuara. Nga pikëpamja ekonomike ajo është identike me emërtimin fabrikë. Funksionimi i saj prodhues, ekonomik, financiar kryhet si për çdo ndërmarrje tjetër. Kur uzina është brenda një ndërmarrjeje ose kombinati, ajo nuk ka llogari më vete në bankë dhe nuk nxjerr bilanc kontabël të pavarur.