Uzina Dinamo
Uzina mekanike Dinamo në Tiranë, Uzinë mekanike shqiptare që prodhonte kryesisht makineri për miniera. U ngrit më 1962 nga një repart i Uzinës «Enver» dhe në fillim prodhonte pajisje e pjesë ndërrimi të ndryshme. Më 1972 u kthye në një uzinë të specializuar. Prodhonte rreth 40 lloje makinerish, pajisjesh e pjesësh ndërrimi për minierat dhe për fabrikar e pasurimit të mineraleve të dobishme. Ka prodhuar edhe hidroturbina për HEC-e të vegjël, teleferikë për transport lënde drusore nga pyjet, sharra shirit dhe makineri të tjera për industrinë e drurit, makina metalprerëse, makina brumëgatuese për industrinë ushqimore, çekiçë pneumatikë farkëtarie, makina suvatimi për ndërtimin etj.
Deri ne ne fund te vitit 1990 uzina "Dinamo" kishte rreth 230 punonjes dhe staf teknik. Me ndertimin e Uzines se Re "Dinamo", zyrtarisht Uzina e Prodhimit te Makinerive-UPM, tek bregu i Lumit ndryshoi dhe numri i punonjesve. Keshtu kaluan rreth 110 prej tyre ne Uzinen e Re, zyrtarisht Uzina e Prodhimit te Makinerive-UPM, kurse pjesa tjeter vazhdoi punen ne uzinen e vjeter" Dinamo".