Uzina e postëtelekomunikacioneve në Tiranë
Uzina e postëtelekomunikacioneve në Tiranë ish uzinë e specializuar për prodhimin e pajisjeve dhe aparaturave të postëtelekomunikacionit. U krijua në 1966 mbi bazën e një ofiçine kryesisht për riparime, të ngritur në Tiranë menjëherë pas Çlirimit, e cila më pas filloi të prodhojë pjesë këmbimi. Pas krijimit të uzinës u përmirësua teknologjia e prodhimit, u organizuan linja prodhimi për aparatura dhe pajisje të ndryshme. Vëllimi i prodhimit industrial më 1983, kundrejt v. 1973 u rrit mbi 2.5 herë. Ajo prodhonte rreth 100 artikuj dhe pxmonte për prodhimin e artikujve të tjerë, sidomos të aparaturave që shërbejnë për rritjen e shkallës të telefonizimit të vendit.