Uzina e sodës dhe pvc në Vlorë
Uzina e sodës dhe pvc në Vlorë , ish uzinë kimike shqiptare nga më të rëndësishmet në vend. U krijua me bashkimin e uzinës së sodës (1967) dhe fabrikës së klorurit të polivinilit (1978). Prodhonte duke zbatuar procesin e amoniakut (Solvay) sodë të kalcinuar që i shkon industrisë së qelqit, dhe sodë kaustike që i shkon industrisë së sapunit, Si lëndë e parë përdoret kripa e minierës së Dhrovjanit (Kripa e gurit). Në fabrikën e klorurit të polivinilit prodhohen si produkte ndërmjetëse për proeesin e polimerizimit klor, hidrogjen, acid klorhidrik, karbur kalciumi, klorur vinili dhe si produkt përfundimtar kloruri i polivinilit. Rrëshira e prodhuar shërbente si mate»al gjysmëindustrial për fabrikat e plastikës në Durrës e Lushnjë dhe për fabrikën e telave e të kabllove elektrike në Shkodër. Rezervat e lëndëve të para dhe niveli i zhvillimit industrial të vendit krijojnte kushte për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj uzine.