Uzina e telave dhe e kabllove elektrike në Shkodër
Uzina e telave dhe e kabllove elektrike në Shkodër, uzinë shqiptare që prodhon përcjellës elektrikë të tipave të ndryshëm, ndërmarrje cHero i Punës Socialiste». U vu në shfrytëzim më 1969. Ka repartet e petëzimit, telëzimit, zmaltimit etj., në të cilat prodhohen përcjellës elektrikë (tela e kabllo) kryesisht prej bakri, si dhe prej alumini e alumini-çeliku, të zhveshur e të veshur, të përmasave e tipave të ndryshëm, me teknologji bashkëkohore. Telat dhe kabllot elektrike janë në përputhje me standartet ëlektroteknike ndërkombëtare, plotësojnë nevojat e vendit dhe afro 80% e tyre eksportohen, Më 1984 u prodhuan 10.360 tonë tela e kabllo bakri, 3.4 herë më shumë se më 1970.