Uzina elektromjekësoke në Tiranë
Uzina elektromjekësore në Tiranë, ish ndërmarrje shqiptare që merrej me prodhimin e aparaturave mjekësore e laboratorike dhe të pajisjeve për shërbimin shëndetësor. E filloi veprimtarinë si një ofiçinë e vogël mirëmbajtjeje më 1973. Ajo prodhonte edhe aparaturat e diagnostikimit me rreze rëntgen, aparatura sterilizuese, aparatura për laboratore klinike dhe biokimike, pajisje për qendrat e reanimacionit etj. Kohët e fundit kish nisur prodhimin e aparaturave elektronike.