Uzina mekanike bujqësore në Korçë
Uzina mekanike bujqësore në Korçë, uzinë mekanike shqiptare për prodhimin e makinave toujqësore. U ngrit më 1962 për të prodhuar pjesë ndërrimi për makinat bujqësore për nevojat e rrethit të Korçës. Që në vitet e para prodhoi edhe pompa centrifugale uji. Më 1970 e 1975 u bënë zgjerime e rikonstruksione. UMB-Korçë prodhonte mbi 150 lloje pompash, impiante ujitjeje në formë shiu, makina mbjellëse panxhari etj., si dhe shumë pjesë ndërimi për makina bujqësore. Ka edhe repart që prodhon e ripërtërin kushineta me sfera të mbi 30 tipave e përmasave për makineritë bujqësore.