Uzina mekanike e gjeologjisë në Tiranë
Uzina mekanike e gjeologjisë në Tiranë, uzinë shqiptare që prodhon makina, pajisje e pjesë ndërrimi për kërkimet gjeologjike. U ngrit më 1952 si ofiçinë dhe në fillim ka prodhuar pjesë ndërrimi dhe ka bërë rimonte kapitale të makinerive e pajisjeve të kërkimeve gjeologjike. Me dy rikonstruksione (1963 dhe 1971) u kthye në një uzinë për prodhimin e riparimin e përgjithshëm të pajisjeve dhe makinave të shpimit, si kulla, sonda, pompa e agregate shpimi të tipave të ndryshëm me aftësi shpimi 300, 700 dhe 1400 metra, si sonda "35 Vjetori i Çlirimit" etj.