Uzina mekanike e naftës në Patos
Uzina mekanike e naftës në Patos, uzinë mekanike shqiptare që prodhon pjesë ndërrimi, makina e pajisje dhe bën ripërtëritjen e detaleve për nevojat e ind. së naftës. Është ngritur më 1963 mbi bazën e ofiçinës mekanike. Prodhon nyje dhe detale të ndryshme për sondën «Naftëtari 200», kompreso.rë ajri, kuti shpejtësie dhe agregate pastrimi, reduktorë për agregatet e çimentimit, saraçineska të salduara ose të derdhura, që punojnë në presion deri 400 atm për agregatet e çimentimit. Prodhon edhe dalta të ndryshme për shpimin e puseve.