Vëllezërit Grim
Vëllezërit Grimm kanë lindur më 1786 (Jakobi) dhe 1786 (Wilhelm) në Hanau, pranë Frankfurtit, në Gjermani. Kanë qenë akademikë, linguistë, kërkues kulturorë, leksikografë dhe autorë të cilët së bashku e kanë mbledhur dhe publikuar folklorin gjerman. Pas vdekjes së babait të tyre më 1796, Jakobi 11 vjeçar ka ngelur të kujdeset për familjen të cilit mjaft i ka ndihmuar edhe tezja e tij. Kërkimet dhe kurioziteti i tyre për folklorin ka vazhduar edhe në kohën kur kanë qenë nxënës në gjimnazin Friedrich, të cilin e kanë kryer me sukse të madh. Më pas i vijojnë studimet në Universitetin e Marburgut. Të inspiruar nga profesori i drejtësisë Friedrich von Savigny, ata kanë ndjekur studimet e Letërsisë mesjetare gjermane. Më pas kanë punuar në librari në Kassel ku kanë arritur të fitojnë para të duhura për botimet e tyre. Suksesi i tyre ka vazhduar ku edhe janë ftuar nga Universiteti i Berlinit që ti vijojnë kërkimet e tyre shkencore. Wilhelm vdiq në vitin 1859, vëllai i tij Jakobi më i vjetër në 1863. Janë varrosur në varrezat e St.Matthäus Kirchhof në Schöneberg, një distrikt i Berlinit. Vëllezërit Grimm kanë ndihmuar për të formuar opinionin publik demokratik në Gjermani dhe janë konsideruar paraardhesit e lëvizjes demokratike gjermane, revolta e të cilit u pengua nga atëherë Mbretëria e Prusisë më 1848.
Një ndër veprat më të njohura të vëllezërve Grim është "Hansel dhe Gretel" Hansel dhe Gretel janë fëmijët e një druvari të varfër. Gruaja e druvarit (nganjëherë është përshkruar si nëna e fëmijëve, nganjëherë si një njerkë) kishte frikë për të mos mbetur e urritur, prandaj gruaja ishte e gatshme për të lënë fëmijët vetëm në pyll duke menduar se kështu do t'i shpëtonin urisë. Hansel dhe Gretel duke e kuptuar këtë gjë, për ta gjetur shtëpinë e tyre më lehtë, fillojnë të grumbullojnë guraleca të bardhë. Pasiqë fëmijët ishin kthyer në shtëpi, prindërit ishin të gatshëm që edhe një herë ta bëjnë të njëjtën gjë. Por këtë herë, për të shënuar rrugën, fëmijë kishin në duart e vetëm copëza buke. Për fat të keq kafshët që jeton në pyll, i kanë ngrënë copëzat e bukës të cilat fëmijët i lëshuan në tokë, kështu që Hansel dhe Gretel kanë humbur në pyll. Pasiqë fëmijët humben në pyll, ata duke ecur hasin një kasollë të ndërtuar nga sheqeri. Padurim, ata fillojnë të hanë sheqerkat. Një grua e moshuar që zotëron kasollën do t'i ftojë ata dhe do t'iu shërbejë ushqim. Tavolina është mbushur përplot mesheqerka, arra, ëmbëlsira dhe deserte tjera. Por magjistarja plakë kasollen e ka ndërtuar vetëm për të joshur fëmijët, kurse qëllimi i saj është për t'i trashur dhe për t'i ngrënë ato. Hanselin e mbyll në një kafaz, kurse Gretelin e bën pastruese. Gretelin e urdhëron që ta ushqejë mirë Hanselin. Pafuqishëm, Gretel fillon të qajë dhe t'i përmbush urdhërat e magjistares plakë. Hanseli në kafaz gjen një kockë të hollë të një fëmije që ka mbetur prej më parë. Kur magjistraja donte të shohë se a është përgatitur Hanseli për ta ngrënë, ai në vend të gishtit të tij ia tregonte kockën e hollë. Magjistarja pasi ishte plakur shumë, nuk shihte qartë dhe mendonte se kocka e hollë ishte gishti i djalit. Ditët kalonin, por magjistarja mendonte se Hanseli nuk po trashej ashtu që ajo vendosi se edhe pse djali është i dobët, ajo më nuk mund të duronte dhe donte që ta hajë sa më parë. Ajo urdhëron Gretel të ngjitet dhe të sheh se a është përgatitur furra për pjekje. Gretel e kupton se magjistarja përgatitet që ta pjekë Hanselin, në një mënyrë arrin që ta fus magjistaren në furrë dhe ta mbyll kapakun. Pas kësaj ndodhie, fëmijët e marrin gjithë pasurinë e magjistares dhe kthehen në shtëpinë e babait të tyre ku së bashku jetën e tyre të mëtutjeshme e jetojnë të lumtur.