Vështirësitë në të nxënë
Vështirësitë në të nxënë ose vështirësitë në të mësuar janë një gjendje e trurit që shkakton vështirësi në të kuptuar ose në përpunimin e informacionit dhe mund të shkaktohet nga disa faktorë të ndryshëm. Duke pasur parasysh "vështirësitë në të nxënë në një mënyrë tipike", kjo nuk e përjashton mundësinë e të nxënit në një ose disa mënyra të tjera ose të ndryshme. Prandaj, tek disa individë ose njerëz mund të jetë më i saktë formulimi si një lloj gjendje e një "të mësuari ose të nxëni të ndryshëm", duke shmangur çdo keqkuptim të të qenit njeri me aftësi të kufizuara ose me mungesën e aftësisë për të mësuar, e të cilat pastaj mund të rezultojnë në stereotipe negative. Në disa shtete, termi "paaftësi në të nxënë (learning disability)" në përgjithësi i referohet një aftësie të kufizuar intelektuale, ndërsa vështirësi të tilla si disleksia dhe dispraksia zakonisht konsiderohen si "vështirësi në të nxënë".
Në terminologjinë ndërkombëtare lidhur me këtë problematikë ekzistojnë dallime të konsiderueshme. Dallimet vërehen si në emërtimin ashtu edhe në përkufizimin e problemit në fjalë.
Vitet e fundit ka patur ndryshime në politikat arsimore, ku të gjithë nxënësit me nevoja të veçanta që ishin në shkolla speciale, janë përfshirë në klasa normale. Tashmë,nëpër klasa ka nxënës me dallime të mëdha në aftësinë e të nxënit, në aftësitë sociale dhe në motivimin për të mësuar,nxënës me vështirësi përgjatë të nxënit,nxënës me hiperaktivitet dhe çrregullime të vëmendjes, por edhe autikë.
1. Shprehi jo të mira leximi:
•Ngatërron rreshtin e leximit.
•E shpreh pasigurinë duke qarë dhe duke mos pranuar të lexojë.
•Shfaq tension përgjatë leximit,përshembull, lexon me zë të lartë,kafshon buzët dhe dridhet.
2 .Ngatërron fjalët:
•Harron fjalë (p.sh., « Ai erdhi në shkollë » lexohet « Ai erdhi shkollë ».
•Zëvendëson një fjalë me një tjetër ( p.sh. « Ai erdhi në shtëpi »).
•Ngatërron shqiptimin e fjalëve ( p.sh. « Fushë lexohet fashë »).
•U ndryshon vendin e fjalëve apo shkronjave ( p.sh. « Mal lexohet lam »).
3. Vështirësi në të kuptuar:
•Nuk mban mend faktet kryesore ( p.sh.,nuk arrin t’u përgjigjet pyetjeve që lidhen drejtpërdrejt me një pjesë leximi ).
•Nuk mban mend radhën e ngjarjeve (p.sh., nuk arrin të shpjegojë rendin e ndodhive në një tregim).
Fëmijët me çrregullime të hiperaktivitetit dhe deficitit të vëmendjes, jo vetëm që janë fizikisht më aktivë dhe më të pavëmendshëm se fëmijët e tjerë, por ata kanë edhe më shumë vështirësi për t’u përgjigjur siç duhet dhe për të punuar në mënyrë sistematike për arritjen e objektivave.
Disa tregues të çrregullimeve të mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit janë:[1]
1. Probleme me shpërqendrimin ( mungesën e vëmendjes):
•Shpesh nuk u kushton vëmendje hollësirave ose bën gabime nga pakujdesia.
•E ka të vështirë të planifikojë detyrat apo veprimtaritë.
•Shmang, urren dhe nuk ka dëshirë të përfshihet në detyra që kërkojnë përpjekje të vazhduara mendore ( si prsh, detyrat e klasës apo të shtëpisë).
•Shpërqendrohet lehtë nga ngacmime të jashtme.
2. Probleme me kontrollin e impulseve:
•Shpesh i lëshon përgjigjet pa dëgjuar deri në fund pyetjen.
•E ka të vështirë të presë radhën e tij.
•Shpesh ndërpret ose ndërhyn në biseda apo lojërat e të tjerëve.
3. Hiperaktiviteti:
•Shpesh lëviz këmbë e duar dhe nuk qëndron dot pa lëvizur në karrige.
•Flet shumë.
•Vepron sikur « të kishte motorr » dhe nuk arrin të rrijë në një vend.
Referimet
Redakto
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |