Në këtë letër do te ju rrëfej për një ngjarje që ka ndodhur gjatë kohës se luftës në Sllupçan. Kjo ngjarje mua me preku thell në zemër si kurrë me pare dhe mësova se çeshte malli dhe çeshte krenaria. Personi për te cilin ju shkruaj quhej Shenasi, ishte në moshën 26 vjeçare kur iu bashkëngjit radhëve te UCK-se që nga fillimi i luftës, luftonte në mënyre te pa mëshirshme, dinte te përballoj çdo lloj bteje dhe zjarri, mundësi që ta takosh kishe vetëm në betejën dhe zjarrin me te madh që u bënte.

Luftonte me ore e me dit pa gjum e pa bukë vetëm se ujin ia sillte një fëmijë 14 vjeçare i cili me vone ra edhe vet dëshmore. Dua te them se Shenasiu si dhe trima te tjerë te mëdhenj nuk i kishte parasysh pasojate veta por ato te armikut. Ishte dite e premte dhe që nga ora pese e mëngjesit filluan luftimet me te mëdha që ndodhen gjatë krizës, pasojat e armikut ishin te mëdha kurse në radhët tona kishte probleme që përballoheshin me sukses. Për faktin se armiku kishte marre aksionin me te rrezikshëm deri me tani dhe ishte i vendosur ose tash ta mposht Sllupçanin ose kurrë, sulmonin me aq kapacitet që kishin, tankse te shumta e kishin rrethuar fshatin dhe po tentonin ti afroheshin gradualisht, dhe te nesërmen rreth orës 15:30 Shenasiu ngritët nga istikami dhe qëndron në këmbe, djeg tankun e armikut dhe me zë te larte jep gjithë kurajon që kishte ushtareve te tij, atë e kapin plage te renda dhe e shtrijnë tok në dhe, i afrohen shokët dhe e shohin te përgjakur, pluhur e tym, tmerr i zi në atë vend, ndërsa KOM. Shenasiu me goje te përgjakur buzëqesh, kërkon nga vogëlushi një pik ujë duke mos treguar dhembje për plagët që ju kishin renditur në trup. Ende uji pa arrit Shenasiu don ti mbyll sytë, dhe thotë jam krenar që zoti për te vdekur ma ka dhuruar ketë dite, dhe vdes me sy në flamur te drejtuar dhe atedh te përqafuar. Krenaria e komandantit beri që istikamet e UCK-se te mos shkelen kurrë nga këmba e armikut, trimëria e tij ishte qëllim i tegjith luftëtareve tjerë, gjaku i tij beri që temeli i vendit te tij te mos lëviz kurrë.

Ai pa dyshim ishte i dalluar për trimërinë dhe vendosjen që kishte nganjëherë dukej se trimi kishte harruar se ishte në lule te rinise, dhe se fëmijët e tij rritjn veç sa e kishin nise. Ai i dinte këto, por e dha jetën krenar se luftën me betim nga zemra e kishte nis dhe duke e lutur zotin që jetën e tij tia fale LIRISË, kurse gjakun

FLAMURIT TE SHQIPTARISË.

E varrosin dhe prezent ishin pothuajse te gjithë bashkëluftëtaret, vetëm se funeralin nuk e pa nena e tij e cila nuk derdhi pike loti, dhe nusja e cila që atë dite rininë e harroi, dhe fëmijët në prehër i afroi.

Athua trimi është penduar që ka dhëne jetën e rininë për flamurin e lirinë, jo sigurisht se funerali hyri në dhe, e goja nuk i pushoi duke i buzëqesh.

Një dite lagjes me balte kah ura në Sllupçan, femiu i te ndjerit përpara me doli, me kapi dorën dhe me tha, me blej një gjë në dyqan, kjo ishte fjala që me preku me ranë, në zemër e shpirt gjithmonë do te me len një barre, se babanë e tij nuk e kishte me pranë. Sigurisht liria që e gëzojnë tash fëmijët e tij dhe te tjerët, u pagua shtrenjte, malli për dëshmoret e kombit do te na shoqëroj gjithmonë, ata nuk do te harrohen kurrë, dhe gjithmonë do te kujtohen si bijtë me te mirë te kombit, si sakrifice për te mirën tone.

Lavdi Shenasi Ibrahimit dhe tegjith trimave që e dhanë jetën për lirinë e kombit.