Valbona Aliko është pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, si dhe titullare në “Fiziologji Shtazore”, “Endokrinologji dhe Fiziologji Riprodhimi” dhe “Ekofiziologji Shtazore”. Ajo është Doktore e Shkencave në Biologji që prej vitit 2000 dhe ka marrë titullin “Prof.As” në 2008.

Karriera akademike

Redakto

Prej vitesh, ajo është lektore në lëndët: Fiziologji Shtazore, Endokrinologji dhe Fiziologji e Riprodhimit, Ekofiziologji Shtazore.

Në 2006, Valbona Aliko boton tekstin mësimor me titull “Udhëzues i punëve laboratorike në Fiziologjinë e Gjallesave Shtazore”. Që prej vitit 2012, është drejtuese e Grupit mësimor-kërkimor Fiziologji-Biokimi, bashkëhartuese në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Fondin e Pyetjeve për Provimin e Shtetit për Mësuesit e Biologjise, si dhe recencuese për revistat shkencore të Grupit ELSEVIER që prej 2014.[1] [2]

Referime

Redakto
  1. ^ "UT, Departamenti i biologjise". Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2020. Marrë më 5 prill 2021.
  2. ^ "Libraria fizike e Akademise se shkencave Shqipëri".{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)