Vallja e Tropojës
Vallja e Tropojës ose ndryshe K'Cimi i Tropojës është kërcyer tradicionalisht në Malësinë e Gjakovës, por “me tepër e ka kërcyer Gashi”
Vallet popullore të Malësisë se Gjakovës shquhen për ritmin dhe ekspresivitetin e veçantë. Tipari dallues i valleve popullore të burrave është forca e dinamizmi, ato ndonëse karakterizohen nga spontaniteti në interpretim, ato kane edhe një tematikë të caktuar. Ndërsa vallet e grave janë tejet dinamike, elegante, herë herë shpërthyese, por edhe të shtruara plot krenari dhe hijeshi. Përfytyro fluturimin e shqipes e të Sokolit, aty nis ritmin vallja malësore e Malësisë se Gjakovës. Në dhjetor 2024,shpallet zyrtarisht pjesë e listës përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.[1] "Kcimi i Tropojës" është traditë festive tradicionale ku kërcehet më së shumti nga vetë tropojanët e tanimë është bërë një kërcim që të githë e duan dhe e pëlqejnë. Kcimi i Tropojës shoqërohet nga këngë tropojane e melodi te vecanta të instrumenteve si: tupani, sharkia, fyelli, çiftelia, fleta etj. Zakonisht kërcimi tropojës ne thelb përmban lëvizjet energjike të një djali dhe një vajze njëkohësisht ku djali ka lëvizje te përziera me ato të një dyluftimi e vajza ka lëvizjet e bukura dhe të lehta ku karakterizon zanat dhe vashat. Mbi të gjitha çka e bën më të bukur Kcimin e Tropojës janë veshjet tradicionale të Tropojës, ajo e "çikave" me detaje të bukura shumëngjyrëshe dhe ajo e "djemve" me plis dhe tirqe. Çka e ka bërë Kcimin e Tropojës më të dashur tani më është fakti se është futur në UNESCO dhe njihet në mbarë botën si një element kulturor i mbrojtur e i trashëguar. Duhet të ceket se Kcimi i Tropojës është i vjetër po aq sa vet populli Tropojan.
Referime
Redakto- ^ "Këcimi i Tropojës shpallet zyrtarisht pjesë e UNESCO". Top-Channel. 2024-12-03. Marrë më shkurt 12, 2025.