Valton Beqiri
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Jeta
RedaktoValton Beqiri u lind në 1967 në Mitrovicë, në një familje muzikantësh. Muzikaliteti dhe përkushtimi i tij për profesionin e ndihmuan që të përfundonte shkollimin në Prishtinë për piano dhe kompozim. Midis kompozimeve të krijuara deri në tani, kryesisht dhomë, dallojmë: "Kuarteti Harges", "Variacione për treshen shpirtërore", *7448" për kuartete saksofoni. Ai gjithashtu ka kompozuar dy vepra koncertore: "Concertino për piano dhe orkestër" dhe "AIBalkanika" koncert për saksofon, orkestër harpë dhe instrumentet me goditje, por që në bazë ka tinguj të muzikës popullore shqiptare, që ndërthuren në një farë mënyre bashkëkohore. Valton Beqiri është një muzikant i gjithanshëm, afër muzikës popullore, dritës dhe muzikës për fëmijë,
Kariera
RedaktoKa një krijimtari të pasur artistike. Veprat e tij janë interpretuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë dhe në Egjipt.[nevojitet citimi]
Për vite me radhë, Valton Beqiri ishte në strukturat udhëheqëse të Fakultetit të Arteve në Prishtinë.
Politika
RedaktoPasi u bë ministër i Kulturës, ai dha dorëheqje nga posti i prodekanit, dhe vazhdoi mësimdhënien. Valton Beqiri në kompozimet e tij gërsheton shprehjen bashkëkohore me melosin tonë.[nevojitet citimi]