Vandana Shiva

filozofe indiane
(Përcjellë nga Vandana shiva)

Vandana Shiva (lindur më 5 nëntor 1952 në Dehradun, Uttar Pradesh, Indi) është studiuese indiane dhe aktiviste e mjedisit.[1] Ajo është autorja e mbi 20 librave. [2]

Aktivizmi

Redakto

Vandana Shiva i ka dedikuar një pjesë të madhe të jetës mbrojtjes dhe kremtimit të biodiversitetit dhe njohurisë kolektive të kulturave indigjene. Falë punës së saj në promovimin e biodiversitetit në agrikulture për rritjen e produktivitetit, vlerave ushqyese, dhe fitimit monetar të fermerëve, ajo u emërua "Heroina e Mjedisit" nga revista Time në 2003. Puna e saj mbi agrikulturën nisi në 1984 pas dhunës në Punjab dhe pas rrjedhjes së gazit në implantin e pesticideve të Union Carbide të Bhopal. Studimet e saj për Universitetin OKB sollën publikimin e librit të saj “Dhuna e Revolucionit të Gjelbër.”[3] [4] Në një intervistë me David Barsamian, Vandana Shiva argumenton se paketa "farë-kimikat" që agrikultura e Revolucioni të Gjelbër promovon ka varfëruar tokat bujqësore, ka shkatërruar ekosisteme të gjalla dhe ka ndikuar negativisht mbi shëndetin e njerëzve.[5]

Ecofeminizmi

Redakto

Vandana Shiva ka luajtur një rol kyç në lëvizjen ekofeministe. Sipas artikullit të saj "Të fuqizosh gratë (Empowering women)" të vitit 2004,[6] Shiva sugjeron që një qasje më e qëndrueshme dhe produktive për agrikulturën mund të arrihet falë angazhimit dhe përfshirjes së grave në  bujqësi në Indi. Shpesh, Shiva është shprehur kundër "logjikës patriarkale të përjashtimit," duke deklaruar se një sistem me gratë në fokus mund të ndryshojë sistemin aktual në një mënyrë jashtëzakonisht pozitive.[7] Ajo beson se shkatërrimi ekologjik dhe katastrofat industriale kërcënojnë jetën e përditshme, dhe se mirëmbajtja e këtyre problemeve është bërë barrë e grave.

Referime

Redakto
  1. ^ "Who's Who of Women and the Environment – Vandana Shiva, Programi i Mjedisit i Kombeve të Bashkuara (United Nations Environment Programme (UNEP))". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2012. Marrë më 19 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ ""Vandana Shiva's Publications". Marrë në dhjetor 2018". Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2012. Marrë më 19 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Fight Droughts with Science: Better crops could ease India's monsoon worries, Henry I. Miller". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ ""The Father Of The 'Green Revolution'". Universiteti i Minesotës". Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2009. Marrë më 19 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  5. ^ ""India Together: Monocultures of the mind: Write the editors - 01 April 2003". Indiatogether.org". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Dr. Vandana Shiva: Empowering Women 10 qershor 2004 nga WordPress.com" (PDF). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Dr. Vandana Shiva: Empowering women, 10 qershor 2004". Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2011. Marrë më 19 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)