Vangjush Saro
Vangjush Saro ka lindur më 1952 në Korçë. Më 1971 përfundoi shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi”. Më pas, kryen Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori-Filologji. Punon për disa vjet arsimtar në rrethin e Gramshit. Më 1986 kryen Kursin pas-universitar për redaktor pranë ish-Institutit të Lartë të Arteve dhe ish-Kinostudio “Shqipëria e re”. Pas vitit 1986 punon redaktor - skenarist në ish-Kinostudio “Shqipëria e re”.
Në fillim të viteve ‘90 merret edhe me gazetari, duke punuar dhe bashkëpunuar në disa gazeta, si “Republika”, “Alternativa SD”, “Sindikalisti”, më pas në “Metropol”, “Ballkan” dhe “Gazeta Shqiptare”, “Shekulli” e “Telegraf”.
Autori ka marrë çmime kombëtare për vëllimin me tregime satirike “Biri i ambasadorit” dhe për novelën për fëmijë “Polic Këmbëvogli”. Jeton në Tiranë.