Vani Burda
Një figure e shquar e fotografisë shqiptare në kapërcyell të shekujve XIX dhe XX, është edhe korçari Vani Burda (1875-1949). Ai ka lënë gjurmë jo vetëm këtu, por edhe në lëvizjen e madhe atdhetare të Rilindjes Kombetare. Gjithashtu Burda, ka lëvruar, gjithmonë në ndihmë të fotografisë, edhe vizatimin dhe vjershëtarinë. Mendja dhe dora e tij kanë krijuar shumë fotografi me temë patriotike e, po ashtu disa portrete të njerëzve të shquar të historisë kombëtare.