Varoshi
Varoshi është emërtimi i përdorur për lagjet e para periferike jashtë mureve mbrojtëse kur qyteti nisi të zgjerohej jashtë kalave në mesjetën e vonët,[1] dhe që më pas u bënë bërthamat qytetare të gjatë sundimit osman në disa vise të Ballkanit. Në shek. XIX fjala “varosh” mori kuptimin e qytetit të vjetër.
Emërtimi
RedaktoKur viset e sotme shqiptare u pushtuan nga Perandoria Osmane, lagjet përreth kalave që u mbajtën në përdorim nga shteti osman nisën të quheshin varosh. Fjala vjen nga hungarishtja (vár, kalá; város, kalajse), e cila në shek. XV u përhap me ndërmjetësimin e turqve nga krahinat kufitare hungaro-turke, prej Bosnjes, Maçves dhe Beogradi (Nándorfehérvár) në të gjithë Ballkanin.[2] Ky term përmendet për herë të parë në vitin 1529 në Shkodër, për lagjen në anën perëndimore të kështjellës së Rozafatit. Në shek.XVII-XVIII i gjejmë varoshet edhe në Durrës, Krujë, Prishtinë, Lezhë, Pogradec, Korçë, Gjirokastër, Vlorë etj. Në varoshe, krahas banesave përdhese prej qerpiçi a dërrase të shtresave të varfra, u ngritën edhe dyqanet, ndërtesat e kultit (xhamitë) dhe shtëpitë e parisë, sipas stilit oriental.
Referime
Redakto- ^ Shuflaj, Milan (2009) [1924]. Albanski gradovi i utvrde posebice u srednjem vijeku [Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë: kryesisht në mesjetë]. Përkthyer nga Malltezi, Luan. Tiranë: Onufri. fq. 10. ISBN 9994342924.
- ^ Shuflaj 2009, fq. 72. (turq., shqip, boshnj., serb., kroat., bullg., varosh, greq. e re βαροσι, rum. oraş)