Vasil Nathanaili
Vasil Nathanaili do shkëlqente në diplomacinë shqiptare gjatë regjimit komunist në mesin e viteve ’50, kur për gati tre vjet ai drejtoi një nga ambasadat më të rëndësishme të vendit tonë, atë në Bashkimin Sovjetik. I ardhur nga një karrierë e gjatë në fushën e diplomacisë gjatë viteve si ambasador në Bashkimin Sovjetik, Nathanaili u shqua për korrektesë si dhe për zgjuarsi në marrëdhëniet midis dy vendeve. Në sajë të zotësisë dhe eksperiencës së tij, në vitin 1957 menjëherë pas kthimit të tij nga Moska, ai u emërua zv.ministër i Jashtëm. Gjatë kohës që ai mbante këtë post ai arriti të sjellë në Shqipëri armën që u pushkatua Benito Musolini dhe e dashura e tij, Clara Petaçi. Arma iu bë dhuratë Muzeut tonë Kombëtar nga ana e Valter Audisio, komandanti i togës së partizanëve që pushkatoi Benito Musolinin.