Vasil Premçi
Vasil Premçi[1] është shkrimtar dhe studiues në fushën e letërsisë. Ka lindur në qytetin e Burrelit në vitin 1952. Në vitin 1971 përfundon Shkollën e Mesme të Përgjithshme të Ndërtimit në Tiranë. Në vitin 1973, kryen studimet në Akademinë Ushtarake të Forcave Tokësore “Skënderbej”, në specialitetin e xhenios, në Tiranë. Shkrimin e pare e ka botuar në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Qysh kur studionte në bankat e shkollës ushtarake, merr pjesë në konkursin kopmbëtar të krijmit të ushtrisë me vëllimin me tregime dhe novela “Hije që vdesin” që vlerësohet me çmimin inkurajues.
Në vitin 1986 përfundoi studimet në fushën e filozofisë. Ka botuar librat:
- Fluturo, miku im, lejlek, fluturo! novela
- Edhe kuajt bëjnë dashuri,vëllim me tregime
- Livando për qen, roman,
- Lamtumirë babuin!, novela dhe tregime,
- Gjahtarët e rrufeve, novelë,
- Dy miqtë, novelë,
- Tregime gazmore, përkthime,
- Kapiteni që luante me vdekjen,monografi,
- Legjenda e dashurisë së përjetshme,
- As me gjithë arin e botës, novelë
- Besnikëria e Saimurit, novelë
- Përralla dhe fabula, përkthime.
- Një shkrim si krahët e Lejlekut në fluturim, përkthim nga Jevtushenko,
- Ah, ky Esenini!, ese
- Doni nuk është më një lumë i qetë,ese
Ka botuar në shtypin e kohës:
- Unë jam Zhivago!
- Letërsia befasuese e Azis Nesinit,-ese
- Një fjalë për Anna Ahmatovën,
- Përkthyesi që i mungoi letërsisë shqipe, etj.
Ka botuar në gjuhën rumune në revistën letrare “Hemus” nr.23 novelën “Mos vdis Anita".
Në 20 mars 2016 boton vëllimin me tregime të zgjedhura lirike shqiptare "Pena e vjeshtës së artë' me tregime të 71 autorëve të njohur shqiptarë. I është përzgjedhur për përkthim në gjuhën maqedonase libri “Ah, ky Esenini!”
Ne vitin 2017, boton librin me studime dhe ese mbi disa prej autoreve rus "Flladi i Berjozave", botim i Shtepise Botuese Argera LMG
Ne vitin 2018,boton romanin "Fermani i pergjakur".
Ne vitin 2019, pergatiti dhe botoi librin me kujtime per Ruzhdi Baxhakun "Ruzhdi Baxhaku, nje shok, nje fisnik, nje misionar".
Ne vitin 2023 boton vellimet me tregime: "Shiu qe lag te gjalle dhe te vdekur" si dhe vellimin tjeter me tregime:"Dashuria fle ne vesen e barit".
Ne kete vit riboton te permiresuar librin kushtuar jetes dhe krijimtarise poetike te lirikut te njohur rus, Sergei Eseninit me titullin:"Ah, ky Esenini!",
- ^ Titujt e librave dhe artikujve letrarë të botuara nga shkrimtari Vasil Premçi janë nxjerrë nga Biblioteka Kombëare