Vasilika Laçi është një aktiviste dhe feministe e të drejtave të njeriut në Shqipëri, aktualisht punon me Civil Rights Defenders si oficere programi për Shqipërinë.

Edukimi

Redakto

Vasilika ka studiuar për Filozofi dhe Sociologji në Universitetin e Tiranës dhe një specializim në të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci në Evropën Juglindore (Universiteti i Sarajevës & Universiteti i Bolonjës).

Laçi ka qenë një kontribues në betejën për respektimin e të drejtave të njeriut. Gjithashu ka ekspertizë në dimensionet rajonale të të drejtave të njeriut duke përfshirë të drejtat civile dhe politike, krimet e luftës, gjenocidin, kujtimet dhe përkujtimet. [1]

Aktivizmi

Redakto

Laçi ka qenë e angazhuar më shumë në përdorimin e artit për të promovuar çështje të margjinalizimit dhe ka ndihmuar në organizimin në Tiranë të leximit të teatrit "Shtatë", një lojë mbi të drejtat e grave që provoi një ngjarje publike shumë të suksesshme; dhe gjithashtu të ekspozitës "Nën të njëjtën Çati" me fotografi nga jeta reale e romëve në Shqipëri.[1]

Vasilika ka qënë bashkë organizatore e disa Pride-ve dhe ka dhënë një kontribut në rritjen e kapacatiteve të anëtarëve të komunitetit LGBT+ si edhe në përmirësimin e ligjeve dhe politikave. Vasilika ka luftuar për përfshirje dhe drejtësi sociale për shumë grupe si gratë, Egjiptianët, personat me aftësi ndryshe etj. [2]

Referime

Redakto
  1. ^ a b Global Information Society Watch. "Edukimi" (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Aleanca LGBT. "Aktivizmi". Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2021. Marrë më 8 mars 2021.