Pavarësisht se cilës kohë I takonin, shumica e banorëve te Europës ndanin karakteristika të njejta. Ata jetonin ne grupe familjesh të vogla së bashku me bimët dhe kafshët e zbutura. Shpeshherë duhej që të dilnin në gjah dhe te mblidhnin bime të egra për ushqim. Ata poashtu filluan të bënin punime nga qeramika para përdorimit të mekanizmit rrotullues. Pati edhe grupe të cilat jetonin në vendbanime të fortifikuara prej 3,000-4,100 persona (psh. Greqia antike), ndërsa në Britani grupet ishin te vogla me nga 50-100 persona, që merreshin me shumë me blegtori.

Bujqësia

Redakto

Bujqësia filloi të përhapej në Europë nga lindja, rreth 7000 p.e.r. Ajo erdhi në Europë nga Turqia e sotme dhe u përhap drejt perendimit dhe brigjeve te Atlantikut. Ateher, si tani, klima dhe relievi në Europë ndryshonin mjaft nga vendi ne vend. Në Ballkan, ishte klima e thatë e përshtatshme për kultivimin e drithërave si dhe kishte kullosa te mira për dele dhe dhi. Ndësa ne Europën veriore fermerët e hershëm kishin një jetë tjetër. Klima ishte më e ftohtë, toka më e fortë dhe një pjesë e madhe e saj ishte e mbuluar me pyje. Kjo tokë nuk qe e përshtatshme per dele dhe dhi, kështu që rritja e derrave dhe lopëve ishte e domosdoshme. Edhe pse ishte më vështirë se ne jug, njerëzit në veri të Europës kultivonin drithëra. Gradualisht veriorët krijuan varitete të drithërave të cilat mund të rriteshin në tokë të fortë. Pyjet në veri sillnin shumë përfitime. Aty jetonin kafshë si drerët dhe lepujt të cilët ishin gjah i mirë për ushqim dhe lëkurë. Europianët vazdhuan te gjuanin dhe të mbledhnin nga natyra për të shtuar lloj-llojshmëri ushqimi në tryezat e tyre.

Vendbanimet

Redakto
 
Gërmimet në Skara Brae, Skoci

Drunjtë e shumtë përdoreshin edhe për ndërtim. Fermerët e Europës qëndrore dhe veriore filluan ti prenin drunjtë për ti vendosur më pas si baza të shtëpive dhe mureve rrethuese. Ata pedornin trungje të këputura dhe një përzierje të baltës dhe kashtës për të ndertuar muret e shtëpive. Poashtu kulmet ishin të pjerrëta për te larguar borën dhe shiun. Disa nga këto shtëpi ishin deri ne 45m të gjata. Përveç një dhome të madhe për familje ato poashtu përmbanin një hapsirë për deponim të ushqimit dhe për bagëti. Shpesh herë njerëzit dhe kafshët ndanin të njetën dhomë. Edhe pse ishte ngusht dhe mbante erë, njerëzit duronin për shkak të sigurisë së kafshëve të tyre. U krijuan fshatra me ferma në shumë lugina te lumenjëve, përshkak se njerëzit e kishin më lehtë të lundronin për tregti në fshatrat fqinje. Për derisa ata udhëtonin, shkëmbeheshin ide dhe zbulime të reja. Si rezultat i kësaj u zhvilluan teknologji të reja në bujqësi, blegtori dhe zejtari. Banorët e Europës zhvilluan shkathtësi të cilat qëndruan për mijëra vite deri më sot.

Burimet

Redakto

* Philip Brooks, Will Fowler, Simon Adams. The illustrated history encyclopedia: Civilizations, Explorations & Conquest