Vendbanimi i Burimasit është i vendosur në grumbullin e kodrave në jug të fshatit homonim. Për gërmim u zgjodh pjesa e sipërme e taracës në anën juglindore të saj, sektori A, ku u gërmua një sipërfaqe prej 225 m2, me një trashësi të shtresës kulturore që shkon nga 1.00-1.65 m. Gjithashtu u hapën edhe dy kuadratë, 32 m2, në shpatin shumë të pjerrët që formon kodra në anën perëndimore në një largësi 110 m, sektori B, ku trashësia më e madhe e shtresës kulturore arrinte 1.00 m. Nga krahasimi i të dhënave stratigrafike u arrit të fiksoheshin tri horizonte banimi.

Periudhat e përfaqsuara

Redakto

Veçohen dy periudha në zhvillimin e vendbanimit:

  • Bucimas I
  • dhe Bucimas II. Qeramika e periudhës Bucimas I është më e pakët se ajo e periudhës Bucimas II. Tiparin kryesor të kulturës së Burimasit II e përbën qeramika gri e gri e zezë, qeramika dyngjyrëshe, kuq e zi, si edhe qeramika ngjyrë kafe e çelët. Ajo është zbukuruar me pikturim gri, me incizim, gërvishtje si dhe me zbukurime plastike.

[1]

Referime

Redakto
  1. ^ M.Kurkuti. ezultatet e gërmimeve të vitit 1981,n: Iliria, vol. 12 n°1, 1982. pp. 251-269;.
  Ky artikull është pjesë e Code4Culture Albania 2018 .