Vendbanimi prehistorik i Kallamasit
Fshati Kallamas (Bezmishti antik), ndodhet në bregun perëndimor të Liqenit të Prespës së Madhe, tri kilometra larg nga kufiri shqiptaro-maqedonas, është një nga nëntë fshatra sllavofonë në qytezën e Liqenasit, të populluar nga pakica maqedonase. Ai është pjesë e Parku Kombëtar i Prespës.
Vendbanimi prehistorik i Kallamasit
RedaktoVendbanimi neolitik u zbuluar rastësisht në vitin 2007, shtrihet poshtë fshatit, në atë që sot është një fushë e gjerë bregliqenore. Kjo fushë e cila, ka qenë e mbuluar plotësisht nga ujërat e liqenit tani shfrytëzohet nga fshatarët.[1]
Koha e përdorimit të vendbanimit
RedaktoRezultatet paraprake të studimit të materialit qeramik, kanë identifikuar dy faza kryesore të përdorimit në Kallamas [2]:
*fazënbIII, që datohet në Neolitin e Mesëm (NM),
*dhe fazat I dhe II,që datohen në Neolitin e Vonë (NV)
- ^ Lera Petrika, Touchais Gilles, Oberweiler Cécile, Gori Maja. Bassin de Korçë, Kallamas. In: Bulletin de correspondance hellénique. Volume 133, livraison 2, 2009. fq 690
- ^ Oberweiler Cécile, Touchais Gilles, Léra Pétrika. Kërkimet shqiptaro-franceze në zonën e Korçës : Të dhëna të reja rreth kronologjisë absolute të Prehistorisë në Shqipëri. In: Iliria, vol. 37, 2013. pp. 58