Vendbanimi prehistorik i Vashtëmis
Vashtëmia është ndër vendbanimet që njohu bujqësinë më herët në Shqipëri, duke e vendosur atë në sitet kryesore të hershme të njohjes së bujqësisë në Evropë. Së bashku me disa site të tjera të hershme në veri të Greqisë, koha e okupimit të saj mbështet hipotezën për zënien nga banorët neolitikë së pari të “ligatinave” (zonave kënetore) dhe gjithashtu mbështet modelin me dy faza të propozuar nga Runnels (1993), që paralelizon atë të sugjeruar nga Housely (1997) për Evropën Veriore. Prania e mbetjeve të kufizuara strukturore në fushatat tona të gërmimit sugjeron se: ose Vashtëmia ishte një vend i përkohshëm, shumë prej stacioneve bujqësore të hershme të së cilës neve na mungojnë, ose që ne kemi gërmuar në kufijtë e jashtëm të vendbanimit, ku banesat mund të kenë qenë më pak të dendura ose territore funksionalisht të specializuara për aktivitete të tilla si përpunimi i drithërave dhe therja e kafshëve. Një interpretim i mundshëm është gjithashtu që depozitat pasqyrojnë gropa mbeturinash për plehërim të fushave, në qoftë se territori që kemi gërmuar nuk ndodhet brenda zonës së banimit, por në zonat që kanë qenë përdorur për bujqësinë. Nga të dhënat e tanishme nuk mund të hidhet poshtë asnjë prej këtyre mundësive.[1]
- ^ Gjipali Ilir, Allen Susan E. Vashtëmi. Iliria, vol. 36, 2012. fq. 363-369