Vendbanimi prehistorik i Vreshtasit u zbulua në vitin 2009 në afërsi të fshatit Vreshtas, në bregun verior të liqenit të Prespës, i cili bazuar në një sasi të vogël qeramike shumë të dëmtuar, ishte menduar se datohej në periudhën e neolitit.

Por nga sondazhe e bëra në vitet e më pasme kanë dal në dritë një nivel banimi i cili përfaqësohej nga fragmente dyshemeje të gjetura insitu, si dhe shumë fragmente muresh prej qerpiçi, tek të cilat dalloheshin qartë gjurmët e përzierjes së përdorur. Këtij niveli i përkasin gjithashtu materiale qeramike, mbetje të konsiderueshme faune dhe vegla pune. Në bazë të studimit paraprak të qeramikës, dalin në pah disa karakteristika të cilat pasqyrojnë lidhje të ngushta me Bronzin e Hershëm egjean, veçanërisht me qeramikën e Kastanasit, madje dhe të Thesalisë. Bëhet fjalë për qeramikën me buzë të inçizuara apo me buzë të shpërvjelura, dhe të zbukuruar me dekor me incizim apo me shtypje të realizuara me gisht.

Ndërsa elemente të tjera të qeramikës paraqiten më tipike në zonën e pellgut të Korçës, për fundin e Neolitit dhe fillimet e Bronzit të Hershëm: motivet e trasha në barbotinë, të cilat i hasim në Maliq IIIa, motivet e incizuara në trupin e enës, apo dekor në reliev në trajtë puçrrash te rrumbullakosura.[1]S

Shiko edhe

Redakto
  Ky artikull është pjesë e Code4Culture Albania 2018 .
  1. ^ Kërkimet shqiptaro-franceze në zonën e Korçës : Të dhëna të reja rreth kronologjisë absolute të Prehistorisë në Shqipëri, Cécile Oberweiler, Gilles Touchais, Pétrika Léra