Vera Isaku (12 mars 1955 - 22 korrik 2021). Kreu studimet për gjuhë-letërsi në Universitetin e Tiranës në vitin1979. Është shkrimtare dhe ndër gazetarët themelues të gazetës "Rilindja Demokratike". Ka botuar me qindra artikuj në shtypin vendas dhe të huaj. Disa nga veprat e saj janë: "Fate tullace", "Qëllime të mira", "Asgjë përgjithmonë", "Ruset në Shqipëri" etj. Ka drejtuar Qendrën Ndërkombëtare e Kulturës "Pjetër Arbnori" dhe ka qenë nëndrejtoreshë e Radio-Televizioit Shqiptar. Bashkëshorti i saj Agim Isaku ka sh̪ërbyer si ambasador i Shqipërisë në Bratisllavë, Sllovaki. U nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të pakurueshme prej të cilës vuajti për një periudhë të gjatë.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ "Writer and journalist Vera Isaku passed away at the age of 66 | RTSH RTI". rti.rtsh.al (në anglisht). Marrë më 2021-11-09.

Lidhje të jashtme

Redakto